Harroni Hysajn, ky është ylli i Serisë A që do Sarri

14 Dhjetor 2018
22:49
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Napoli-t, Dries Mertens, po kërkohet nga skuadra të ndryshme të mëdha të Europës. Mes tyre është edhe Chelsea i Maurizio Sarri-t, trajneri me të cilin lojtari u konfirmuar në Itali.

Pas blerjes së Jorginho-s, ndërsa Hysaj flitet se është gjithashtu afër "Stamford Bridge", Chelsea mund të vihet në lëvizje për lojtarin e radhës të napolitanëve.

Në fakt, sipas "The Times", londinezët mund të bëjnë shumë shpejt një ofertë për Mertens, i cili do të ishte i gatshëm të bashkohej me ish-trajnerin e tij.

Megjithatë, pavarësisht këtyre lajmeve, duhet thënë se lojtari ka deklaruar disa herë se ndihet shumë mirë te Napoli. Kështu, nëse ky operacion do të realizohet, atëherë do të duhet të zhvillohen disa negociata të gjata mes Chelsea-t, Napoli-t dhe Mertens, i cili është në vitin e tij të pestë në Itali.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit