Harroni Messi dhe Suarez, “Pichichi”-n e La Liga-s e ka zbuluar… Reggina

2 Dhjetor 2018
22:24
Denis Hakanaj
back button

Kalimtar në Itali, golashënues në Spanjë. Andre Silva? Përgjigje e gabuar. Flitet për Stuani-n, një emër i njohur për tifozët e Reginna-s, që shikojnë skuadrën të fundoset në Serinë C, ndërsa një ish-lojtar i tyre është “Pichichi” i La Liga-s. Futbolli është shumë i çuditshëm…

Zbarkimi i Stuani-t në Itali ka ndodhur në vitet e fundit të Reginna-s në kategorinë kryesore të futbollit italian. I blerë në verë, ai ka përfunduar kampionatin në Uruguai dhe është paraqitur te skuadra e re në fillimin e 2008-ës pas 14 golave në 19 ndeshje të luajtura me Danubin. Por, Italia është një gjë tjetër: 12 ndeshje dhe zero gola.

Probleme me ambientimin? Sezoni pasues, nëse është e mundur, ka qenë edhe më i keq: 6 ndeshje dhe vetëm një gol, pa vlerë, kundër Siena-s, në sfidën që i siguroi rënien në Serinë B Reggina-s. Një rënie e hidhur, e pasuar nga një huazim në Spanjë.

Në Reggio Calabria nuk duan t’ia dinë për Stuani-n, por disa dyshime duhet të kishin lindur duke parë se te Racing Santander realizoi 13 gola në 35 ndeshje. Ai është kthyer, por vetëm kalimthi. Sa për të kryer fazën përgatitore. Reggina, në kërkim të kthimit në Serinë A, ka zgjedhur rrugë të tjera, shumë të gabuara…

Reggina ka hequr dorë përfundimisht nga lojtari në 2012-ën dhe ai është transferuar tek Espanyol. 29 gola në 117 ndeshje. Ndoshta nuk ka qenë edhe aq i dobët. Këtë e ka vënë re Middlesbrough, që e ka marrë dhe ka përfituar. Ndryshe nga Reggina, “Boro” ka arritur të kthehet në Premier. Por paraqitja e Stuani-t ka lënë për të dëshiruar në kategorinë kryesore të futbollit anglez: 5 gola.

Sa kanë mjaftuar për t’u kthyer në Spanjë, te Girona, ku ka gjetur ambientin ideal. 21 gola sezonin e kaluar, 11 deri tani në këtë sezon dhe kryesues i renditjes së golashënuesve të La Liga-s. Më mirë se Messi, Suarez, Benzema dhe Diego Costa. Ndoshta, duke parë se është 32 vjeç, mundësia e jetës mund të ketë kaluar, por ka shumë mundësi që dikush të pyesë veten sot “Stuani? Ai i Reggina-s? Mos ia fut kot…”. Po, ai është.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit