Ligue 1

Harroni Neymar-Mbappe, ja kush është lojtari më vendimtar i 2018-ës në Francë

Paris SG vazhdon të dominojë në Ligue 1 i udhëhequr nga dyshja e ëndrrave Mbappe-Neymar, por në kampionatin francez është një lojtar që ka qenë më vendimtar në 2018-ën se dy yjet e Pariasit.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Duket e pabesueshme, nga momenti që PSG ka fituar kampionatin sezonin e kaluar dhe që po dominon këtë aktualin, por kjo statistikë është me të vërtetë e pabesueshme: Memphis Depay, deri më tani, është futbollisti më vendimtar i kampionatit francez.

Fantazisti holandez ka zbarkuar në Francë në janarin e 2017-ës për 16 milionë euro dhe është një nga më të mirë e Lyon. Memphis, në fakt, ka shënuar 16 gola në total dhe ka dhënë 13 asiste në 2018-ën. Kjo do të thotë se ai ka marrë pjesë në realizimin e 29 golave të skuadrës së tij.

Shifra këto që janë kaluar vetëm nga Luis Suarez, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo në Kontinentin e Vjetër.

Luis Suarez24 gola15 asiste
Leo Messi26 gola11 asiste
Cristiano Ronaldo29 gola8 asiste
Memphis Depay16 gola 13 asiste

“Është një lider i vërtetë dhe është një kënaqësi ta kesh në skuadër”, ka thënë presidenti Jea-Michel Aulas. Fjalë këto që tregojnë rëndësinë që ka Depay për Lyon-in. Pa shkuar shumë larg, perlat e fundit kanë ardhur të dielën kundër Guingamp: një dygolësh që e ka lejuar ekipin e tij të vazhdojë vrapin drejt Champions League. Me një Depay në këtë formë, gjithçka është e mundur.

Më shumë nga Ligue 1