“Harry Kane shënon me pikatore, pasi ai i mungon shumë”

14 Korrik 2020
15:09
Telesport
back button

Sezoni 2019-2020 nuk ka qenë shumë i mirë për sulmuesin e Tottenham Harry Kane, që e ka gjetur rrallë golin në portën kundërshtare. Pas rezultateve jo të mira, fillimisht u largua trajneri Mauricio Pochettino e më pas mesfushori danez Christian Eriksen. Ndërkohë që vetë Kane pësoi një dëmtim që e mbajti gjatë larg fushave.

Michael Dawson, një ish-lojtar i Tottenham, fanellë të cilën e veshi për 10 sezone, shprehet se faji për këtë shterpësi të Kane, një sulmuesi i mësuar të realizojë mbi 20 gola në sezon, është Christian Eriksen.

Para se të ikte, nuk pamë një Eriksen në formën e tij më të mirë, pasi ai nuk donte të rinovonte. Nga kjo ikje më shumë se kushdo vuajti Harri Kane, pasi danezi ishte “numri 10” i përkryer për sulmuesin anglez, që i krijonte shumë raste për gol. Tani Kane është disi i izoluar në sulm, i vetmuar”, tha Dawson.

Edhe Lucas Moura, Lo Celso apo Dele Alli janë pasues të mirë, por askush nuk i afrohet Eriksen, që ishte i pazëvendësueshëm për Harry Kane. Ndaj ai e ndjen këtë mungesë. Eriksen gjente topat e duhura, krijonte mundësitë e arta për Kane, gjë që nuk e bëjnë dot të tjerët. Gjithsesi, Harry do të rikthehet shpejt të shënojë ashtu si më parë”, tha Dawson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit