Harry Kane shkruan historinë e Anglisë, Italia në tapet 45′ e para! Mesfushori i Milanit protagonist absolut te Bosnja (PAMJET)

23 Mars 2023
21:45
Telesport
back button

Pjesa e pare e ndeshjes Itali-Angli ka folur vetem per miqte qe ne Maradona Stadium kane shenuar dy gola. Itali-Angli ka nisur me raste dhe emocione por skuadra e Southgate ka gjetur golin gjate zhvillimit te nje goditje kendi me topin qe ka mbetur aty ne zone dhe Declan Rice e ka shtyre ne rrjete per avantazhin e Tre Luaneve.

GOLI I ANGLISE – VIDEO

Sakaq, nje penallti e shkaktuar nga Di Lorenzo per prekje me dore dhe akorduar me VAR i ka dhene mundesi edhe Harry Kane te shenoje golin me rendesi historike… Harry Kane është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë pasi shënoi kundër Italisë.

GOLI I HARRY KANE – VIDEO

Kane e kaloi numrin e 53 golave të Wayne Rooney-t për ekipin kombëtar të meshkujve me një penallti në pjesën e parë në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 në Napoli për të kaluar Anglinë në avantazh 2-0. Sulmuesi i Tottenham bëri debutimin e tij për Tre Luanët në 2015 dhe u bë kapiteni i përhershëm në 2018.

Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Acerbi, Toloi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Retegui, Pellegrini. Tr: Mancini. Anglia (4-3-3): Pickford; Walker, Maguire, Stones, Shaw; Phillips, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Grealish. Tr: Southgate.

Portugalia ka kaluar ne avantazh pas vetem 8 minutash loje ndaj Lihtenshtejnit. Nje goditje kendi dhe topi qe eshte kthyer para zones se 16 metrave, aty ku Cancelo ka leshuar nje goditje qendrore por portieri edhe pse ne pozicion nuk e ka mbajtur dot topin dhe i ka shpetuar nga duart duke pesuar gol. Ashtu eshte mbyllur pjesa e pare…

GOLI I CANCELO – VIDEO

Portugali (5-3-2): Rui Patricio; Cancelo, Danilo, Ruben Dias, Gonçalo Inacio, Guerreiro; Bruno Fernandes, Palhinha, Bernardo Silva; Cristiano Ronaldo, Joao Felix. Tr. Martinez. Lihtenshtejn (5-3-2): Buchel; Wolfinger, Malin, Traber, Hofer, Meier; Frommelt, Wieser, Hasler; Gassner, Sele. Tr.Pauritsch.

Edhe Danimarka ka gjetur golin me zbulimin e Serie A, sulmuesin e Atalanta-s Hojlund, ndersa te Bosnje Hercegovina pjesa e pare ka folur per Rade Krunicin e Milanit, qe ka zhbllokuar sfiden ndaj Islandes dhe me pas ka dyfishuar…

GOLI I PARE I KRUNIC – VIDEO

GOLI I DYTE I KRUNIC – VIDEO

GOLI I HOJLUND – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit