Harry Maguire fluturon drejt Londrës, gati marrëveshja me skuadrën ende pa trajner

20 Maj 2023
11:35
Telesport
back button

Mbrojtësi Harry Maguire do të lërë skuadrën e Manchester United në merkaton e verës. Për të ka shumë pretendentë, por kapiteni i “djajve të kuq”, që këtë sezon ka luajtur me pikatore, duket se do të udhëtojë drejt Londrës.

Për të janë interesuar West Ham e Tottenham, me këtë të fundit favorite, duke insistuar më shumë për mbrojtësin e kombëtares, me mjaft përvojë në Premier. Sipas “Football Transfer”, mbrojtësi 30-vjeçar dëshiron një skuadër që luan në Europë dhe Tottenham ia ofron këtë mundësi.

Maguire ka një kontratë deri në vitin 2025 me United, por mund të largohet për 25 milionë euro, një shumë e ulët krahasuar me 70 milionë euro që u ble në vitin 2019. E sigurt është që ai do të largohet, tashmë mbetet për t’u konfirmuar skuadra e re, me Tottenham në “pole”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit