Harta e stadiumeve ku Messi ka shënuar të paktën një gol

22 Mars 2019
17:47
back button

Lionel Messi e ka nisur me këmbën e mbarë vitin 2019. Ylli i Barcelona-s ka shënuar tripletën e 51-të në karrierë, duke vazhduar të rishkruajë historinë jo vetëm për klubin katalanas, por edhe të futbollit modern. 

Mesi është pranë golit të 600-të te Barça, për momentin ai ka shënuar 412 herë në La Liga, 108 në Champions League dhe 50 në Copa del Rey. 

Siç dihet botërisht, Barcelona është ekipi i vetëm në karrierën e pesë herë fituesit të Topit të Artë, dhe kjo e ka lejuar të shënoja thuajse ndaj të gjithëve në 15 sezonet e luajtura në Camp Nou. 

Nëse shton edhe golat e shënuar me Argjentinën, atëherë mund të thuhet se Messi ka shënuar kudo në planet. 

Më poshtë keni hartën e stadiumeve ku “la Pulga” ka shënuar të paktën një herë (hiq miqësoret). 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit