Hasenhuttl: Bayern? S’isha gati për një hap të tillë

11 Dhjetor 2018
18:50
Denis Hakanaj
back button

Në serialet televizive ndodh shpesh që një çift të ndahet. Dhe duke iu personit që i vardiset personazhi të thotë: “Nuk jam ende gati për të filluar një histori”. Epo, diçka e tillë ndodhi në verë dhe personazhi kryesor ishte trajneri Ralph Hasenhuttl.

Hasenhuttl ishte në rolin e djaloshit që sapo i kishte dhënë fund  një lidhjeje të rëndësishme… me Leipzig, me të cilin ka dalë në vend të dytë dhe të gjashtë në kampionat. Marrëdhënia e tij me klubin gjerman mbaroi dhe një skuadër e rëndësishme e Bundesliga-s iu afruar shumë shpejt Husenhuttl. Emri? Bayern Munich. Por pasi e mendoi me kujdes, trajneri e refuzoi.

“Në ato momente thashë me bindje të plotë që nuk isha gati për bërë një hap të tillë. Dikush mund të jetë tallur me këtë deklaratë, por ndoshta tani mendon ndryshe, duke parë çfarë ka ndodhur në muajt e fundit. Për të mbijetuar te stoli i Bayern duhet të kesh fituar shumë tituj dhe kampionateve”.

Në të vërtetë, nuk është se Kovac po ia kalon shumë mirë. Dhe në fund Husenhuttl ka gjetur… një të dashur të re, një angleze ekzotike. Për momentin, edhe Southampton-i i tij nuk është duke bërë shumë mirë. Ata janë të parafundit në renditje, përpara Fulham të Claudio Ranieri-t dhe pesë pikë larg vendit të 14 që mund t’i jepte më tepër qetësi.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit