Havertz bën lëmsh Europën, zbulohen klubet që e duan

4 Qershor 2020
17:17
Eraldo Harlicaj
back button

Kai Havertz është njeriu më i kërkuar i momentit në merkaton e verës. 20-vjeçari i Bayer Leverkusen ka bërë mjaft mirë këtë sezon duke shënuar rregullisht këtë sezon. I riu ka fituar vëmendjen e klubeve më të rëndësishme të Europës.

Real Madridi, Barcelona, Liverpooli, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munchen kanë nisur garën e fortë për të bindur të riun. Sport Bild shkruan se Leverkusen po fërkon duart, pasi do të përzgjedhë ofertën më të mira.

Ankandi pritet të nisë prej 100 milionë eurove. Një shifër shumë e majme kur mendon krizëne pandemisë, por që kur ke kaq shumë emra të njohura pas, mund të arrihet. Pritet të shihet se kush do të arrijë të bindë futbollistin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit