Havertz dhe fanella me numrin 29, gjermani zbulon arsyen e veçantë të zgjedhjes së tij

2 Korrik 2022
15:08
Denis Hakanaj
back button

Ka nga ata që zgjedhin datën e vitit të tyre të lindjes ose atë të moshës. Futbollistë të tjerë zgjedhin një numër fatsjellës për fanellën e tyre.

Shpesh bëhet fjalë për numra të veçantë si 90 e zgjedhur nga Romelu Lukaku kohët e fundit pas kthimit të tij tek Inter-i. Në këtë rast, vendimi  i marrë nga Kai Havertz për të zgjedhur numrin 29 është me të vërtetë kurioz.

Gjermani i Chelsea-t dhe i kombëtares mban fanellën me numrin 29 dhe atyre që e kanë pyetur kohët e fundit në lidhje me arsyen e zgjedhjes, ai është përgjigjur në mënyrë të qartë.

Në rrjetet sociale, më saktësisht në Twitter, Havertz i është përgjigjur kështu pyetjes së një tifozi: “Pse luan me numrin 29? Ka një domethënie të veçantë apo speciale për ty?”.

Përgjigjja e Havertz nuk ka vonuar: “Shiko, unë dhe vëllaim im përdornim 29-ën kur duhej të krijonim personazhin tonë në FIFA05…”.

Domethënë, një zgjedhje e diktuar nga video-lojërat për gjermanin që prej shumë vitesh mban pikërisht fanellën me numrin 29, që e mban edhe tani te Chelsea, por edhe më parë te Bayer Leverkusen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit