Hazard flet hapur: I kam mërzitur të gjithë trajnerët e mi

23 Janar 2019
11:04
Alfred Lleshi
back button

Eden Hazard është një nga lojtarët më të mirë në Premier League. Në javët e fundit, trajneri Maurizio Sarri e ka vendosur atë si referencë në sulmin e tij, ndryshe nga sa ka luajtur më parë, në të majtë. Dhe, siç është shënuar nga “Daily Mail”, belgu mendon se e ka mërzitur trajnerin italian, i cili nuk arriti të fitojë kundër Arsenalit, fundjavën e kaluar: "E di, i kam irrituar të gjithë trajnerët e mi. Natyrisht, edhe tani jam frustrues për Sarrin”. 

Kapiteni i kombëtares së Belgjikës beson se e njëjta gjë ka ndodhur me të gjithë trajnerët që kanë kaluar në “Stamford Bridge”, sa kohë ka ai aty, pa qenë në gjendje t’i përmbushë të gjitha kërkesat e tyre: "E kam mërzitur Jose Mourinhon, sepse ai mendonte se mund të shënoja më shumë, të bëja më tepër për këtë apo atë… Gjithashtu, unë i kam mërzitur edhe trajnerët e ardhshëm".

Sidoqoftë, në çdo rast, Eden është i kënaqur me mënyrën se si ka luajtur ai dhe shokët e tij. Kuptohet, në përgjithësi. Belgu shkon në shtëpi i trishtuar për rezultatin përfundimtar, kur bëhet fjalë për humbje: "Unë nuk isha i lumtur pas ndeshjes me Arsenalin, sepse kemi humbur, por kam qenë i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur".

Së fundi, “10” e Chelsea foli për mundësinë e vendosjes nën urdhrat e Zinedine Zidane, një prej idhujve të tij: "Në qoftë se Zidane do të drejtonte nesër te Manchester United, për shembull, unë nuk do të shkoja atje…"

Lajme të tjera

Lajmet e fundit