“Hazard? Futbollisti më dembel me të cilin kam punuar!”

18 Nëntor 2019
20:14
back button

John Obi Mikel lëshon një shigjetë në adresë të ish-shokut të tij të ekipit te Chelsea, Eden Hazard. Futbollisti nigerian që aktualisht luan për Trabzonspor ka shënjestruar yllin e Belgjikës, që u transferua te Real Madrid gjatë merkatos së verës.

“Hazard ka një talent të pabesueshëm. Por ai është njëkohësisht futbollisti më dembel me të cilin kam punuar ndonjëherë. Kur stërviteshim na priste i ndalur deri kur ne të përfundonim. Më pas, të dielave ishte gjithmonë më i miri në fushë. Një gjë e jashtëzakonshme”, deklaroi Mikel për “beIN Sports” në Turqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit