Hazard, i frikësuar: Për ne ka kush kujdeset, por për ata…

25 Mars 2020
22:47
Denis Hakanaj
back button

Spanja ëshhtë gjunjëzuar nga pandemia. Covid-19 do  të diktojë edhe kohët e kthimit të aktiviteteve dhe kampionatit. Në pritje që kjo të ndodhë, Hazard ka kohë për të riuperuar. Dhe ndoshta të  provojë  të shpëtojë një sezon që ka qenë shumë zhgënjyes deri tani.

“Pa dalë nga shtëpia, mund të kujdesem për veten. Jam më mirë, qepjet më janë hequr një javë më parë. Këtu punoj pak më shumë. Sezoni im i parë te Real Madrid ka shkuar kq, por kam kaluar edhe një periudhë përshtatjeje. Do të gjykohem në të dytin. Kam akoma edhe katër vite kotratë, shpresoj të gjej formën më  të mirëtë  mundshme”, ka thënë Hazard për RTBF.

Marrëdhënia m Zidane është shumë e mirë. Trajneri francez e pret. “Më ka telefonuar. Ajo që mund të bëjmë është që të ruajmë të gjithë formën, të gjithë lojtarët kanë mundësinë ta bëjnë. Nuk e dimë nëse kampionati do  të rifillojë, shpresojmë të mund ta mbyllim sezonin”.

Covid-19 ka bërë që Europiani  të shtyhet për vitin e ardhshëm. Hazard do të kishte rikuperuar gjithsesi, por më mirë kështu: “Shpresoja të merrja pjesë. Më vjen keq që duhet të presim, por kavilja do të jetë shëruar plotësisht. E  kuptoj se ëshhtë e vështirë për tifozët, por besoj se ka prioritete në jetë që kanë na kanë detyruar të anulojmë kompeticionin. Do të thotë se do të pres deri vitin e ardhshëm”.

Spanja është në vështirësi të madhe në luftën kundër panemisë. Hazard është i shqetësuar, si të gjithë: “Jam pak i frikësuar, si gjithë të tjerët, por duhet të bëjmë kujdes që të mos ia transmetojmë  të tjerët. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Ne kemi persona të ndryshëm që kujdesen për ne. Jam i shqetësuar për më të dobëtit, më të ekspozuarit. Ata mund të kenë shumë probleme”, ka përfunduar Hazard.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit