Hazard nis ankesat: Sarri kërkon shumë dhe po e irritoj

21 Janar 2019
19:38
back button

Sulmuesi belg Eden Hazard është duke punuar nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri këtë sezon dhe ka shënuar 10+ gola dhe asiste në Premier League. 

Gjithsesi, 28-vjeçari beson se trajnerët asnjëherë nuk do të jenë të kënaqur me paraqitjet e tij. “Nuk kam irrituar vetëm Conte-n,” shprehet ai për France Football. 

“Në karrierën time, kam irrituar të gjithë trajnerët e mi dhe tani po irritoj edhe Sarri-n. Kam irrituar Mourinho-n…

“Ata mendojnë se unë duhet të shënoj më tepër, të bëj më shumë kështu dhe më shumë ashtu. Gjithashtu do të irritoj edhe trajnerët e ardhshëm.”

Hazard ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke mbushur me shpresë tifozët e Stamford Bridge për një qëndrim afatgjatë. 

“Pas Kupës së Botës, doja të largohesha, por në fund qëndrova te Chelsea dhe jam duke zhvilluar një nga sezonet më të mirë. 

“Kështu që nuk mendoj se kam nevojë për një sfidë tjetër. Megjithatë kjo nuk do të thotë se do të përmirësohem.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit