Hazard te Real Madridi? Ish-lojtari dhe trajneri i Chelsea hidhëron tifozët

11 Maj 2019
12:27
Alfred Lleshi
back button

Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të viteve '80. Ruud Gullit dha një intervistë për “Goal.com”, në të cilën analizoi të gjitha lajmet e futbollit europian. Nnë veçanti u ndal te nënshkrimi i mundshëm i Hazard me Real Madridin. Holandezi, i cili luajti tri sezone te Chelsea, komentoi: 

"Real Madridi është klubi më i madh në botë dhe një zgjedhje shumë e dëshirueshme për lojtarët. Unë mendoj se Hazard do të dorëzohet më në fund dhe do të shkojë te Real Madridi. Te klubi aktual është “mbret”, por të shohin se çfarë do të bëjë. Për mua, askush nuk mund t’i rezistojë ofertës për të nënshkruar me Real Madridin". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit