Hazard te Real, rivalët e Barça kundërpërgjigjen me talentin e Premier

8 Qershor 2019
17:37
Telesport
back button

24 orë më parë u zyrtarizua transferimi i sulmuesit belg Eden Hazard te Real Madrid. Një blerje që ishte përfolur prej kohësh, pjesë e rinovimit të skuadrës “merengues” pas një sezoni zhgënjyes.

Mediat spanjolle (Sport) konfirmojnë se Barcelona do të jetë ajo që do të kryejë lëvizjen e radhës në merkato, duke u kundërpërgjigjur me një tjetër talent. Bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar të Manchester United, Marcus Rashford.

Skuadra “blaugrana” ka kohë që është interesuar për talentin e Premier League dhe kombëtares angleze. Për të siguruar shërbimet e tij ekipi katalanas duhet të paguajë rreth 100 milionë euro.

Kjo shifër mund të jetë edhe më e ulët nëse Barça arrin të bindë United të pranojë si pjesë të marrëveshjes sulmuesin brazilian, Philippe Coutinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit