Hazard: “Zidane? Nuk do ta ndiqja nesër tek ajo skuadër!”

21 Janar 2019
21:54
back button

Në një intervistë të gjatë, të dhënë për “France Football”, ylli belg i skuadrës së Chelseas, Eden Hazard, veç kërcënimit ndaj trajnerëve të tij, të cilin e ka pranuar hapur, ka folur gjithashtu edhe për trajnerin me të cilin aq shumë ëndërronte të punonte te Real Madrid, idhullin e tij, Zinedine Zidane. Gjithsesi, Hazard ka deklaruar se ekziston një skuadër, tek e cila ai nuk do ta ndiqte kurrë trajnerin francez.

“Nga Zidane nuk kam patur më lajme. Por për shembull, nëse ai do të shkonte nesër te Manchester United, unë nuk do të isha atje me atë. Real Madrid pa Zidane është i ndryshëm, por mbetet gjithmonë Real”, deklaroi Eden Hazard, një nga objektivat e preferuar të trajnerit Zinedine Zidane, nga koha kur francezi udhëhiqte Los Blancos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit