Hemoragjia cerebrale e Tacconi, rrëfimi drithërues i gruas dhe djalit të ish-portierit: Mjekët na përgatitën për më të keqen

17 Maj 2022
9:00
Alfred Lleshi
back button

Kushtet shëndetësore të Stefano Tacconit po përmirësohen dita-ditës. Ish-portieri i Juventusit u godit nga një hemorragji cerebrale më 23 prill dhe rrezikoi jetën. Nxitimi i dëshpëruar për në spital, ditët e vështira dhe më pas përmirësimet e para. Momente paniku që bashkëshortja e tij Laura Speranza dhe djali Andrea treguan në “Mattino Cinque”.

“Ishim në Asti për një darkë bamirësie, – kujton djali i tij Andrea. – Duke u zgjuar, të shtunën në mëngjes, babai kishte dhimbje koke shumë të forta. I dhashë një aspirinë, hëngrëm mëngjes, por dhimbja e kokës vazhdoi pa u ndalur. E pashë se ishte i sëmurë, konstatova diçka të çuditshme si asnjëherë. Nuk do ta kisha menduar qartë këtë gjë.

Në mesdite kishim një takim në Asti, në panair, dhe me kërkoi të shkoja atje. Ai as nuk u ngrit nga makina dhe humbi mendjen. Fatmirësisht e kapëm se përndryshe mund ta kishte goditur kokën ndokund. E shtriva në bark dhe kishte konvulsione. Menjëherë mendova për trurin e tij, kuptova që ishte duke marrë frymë keq dhe instinktivisht.

E ktheva në anën time. Babi filloi të merrte frymë më mirë. Ambulanca mbërriti për pesë minuta. E morën menjëherë. M’u rrit fluksi i adrenalinës dhe më pas rrezikova të më binte të fikët. Mjekët më morën dhe më përgatitën për diçka shumë serioze. Më thanë se nuk ia dilte dot, sepse ishte në situatë shumë të rënda. Dita e parë ishte shumë e vështirë, sepse nuk dinim asgjë.

Ai është ende i intubuar, ka pasur përmirësime të jashtëzakonshme javën e fundit. Është java e frymëmarrjes dhe mjekët kanë filluar t’ia heqin oksigjenin për ta transferuar në një repart të ri. Testet e para po shkojnë mirë. Pas pesë ditësh ai pati një vazospazmë, truri ka qenë nën stres aq të madh, sa ka më shumë humbje gjaku. Babi kishte ethe dhe pneumoni. Duket se e ka kapërcyer gjithçka tani”.

Laura Speranza, partnerja e Stefano Tacconit, festonte ditëlindjen e saj më 23 prill dhe po përgatiste festën: “Ai nuk donte ta shqetësonte Andrean dhe u përpoq ta mbante. Stefano kaloi në koma menjëherë. Në Asti e kuptuan gravitetin e sëmundjes dhe e dërguan urgjentisht në Aleksandri për ta operuar menjëherë. Ishte me fat. Situata e tij ishte shumë e rëndë.

Isha në shtëpi dhe po përgatisja darkën për ditëlindjen time. Në mëngjes nuk fola dot me ta dhe u habita, u bëra merak. Në orën 14:14 më erdhi një telefonatë nga Asti, ajo ishte doktoresha e spitalit. Ajo më tha se Stefano kishte hemoragji në tru.

Nuk mund ta besoja. Djali më tha të përgatitem për më të keqen. Tani është më mirë, flasim gjithmonë me të, që nga dita e parë. Falenderojmë fansat që kanë qenë të jashtëzakonshëm duke na dhënë dashuri. Më ka zënë gjumi me lutjet e San Giovanit, sepse Stefano shkonte gjithmonë atje”.

Ish-numri 1 i Juventusit mbushi 65 vjeç më 13 maj. “E premtja ishte edhe përvjetori i martesës sonë, – nënvizon Laura. – Ne i dhamë atij këto kuti, që vështirë të hapeshin, sepse duhej të luftonte. Ishin gjërat e tij më të dashura, donim të shihnim nëse kishte ndonjë reagim”.

Optimizmi po rritet dita-ditës edhe te personeli mjekësor. Në lidhje me këtë, Dr.Barbanera tha: “Ai është duke u përmirësuar, tashmë është i cunguar në frymëmarrje, por gjatë natës përdor maskën e oksigjenit që është bërë e njohur për Covid. Rehabilitimi mund të zgjasë jo shumë. Ka gjithmonë faktorë të paparashikueshëm, por për mënyrën sesi ka reaguar këto ditë jam optimist për një rikuperim të mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit