Henry befason MLS, bie në gjunjë gjatë ndeshjes në nderim të George Floyd (video)

10 Korrik 2020
11:43
Alfred Lleshi
back button

Thierry Henry demonstroi fuqishëm e publikisht mbështetjeje për lëvizjen “Black Lives Matter”, pasi MLS rifilloi të enjten. Trajneri i Montreal Impact, i veshur me një fanellë të zezë, ku shkruhej “Black Lives Matter”, u ul në gjunjë në minutën e 8-të dhe 46 sekonda në zonën e tij teknike. Kjo është sasia e kohës, që prokurorët thanë se oficeri i policisë, Derek Chauvin, e mbajti me këmbë në qafë, gjatë arrestimit, George Floyd.

Vdekja e këtij të fundit në duart e policisë së Minneapolis nxiti protesta në të gjithë Amerikën dhe botën. “Epo, unë u ula në gjunjë kur po luhej minuta e 8-të dhe 46 sekonda, – tha Henry pas ndeshjes. – Mendoj se ju djema e dini pse. Ishte thjesht një gjest, për të treguar mbështetje për kauzën. Ky ishte në thelb qëllimi. Ishte kaq e thjeshtë”. Një numër i skuadrave dhe futbollistëve të futbollit kanë treguar mbështetjen e tyre për kauzën në fjalë, që kur ky sport rifilloi pas pandemisë së Covid-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit