“Herën e parë e munda me një muaj stërvitje, me 3 muaj do ta shkatërroj”

4 Shtator 2019
18:51
Telesport
back button

Në Abu Dhabi u zhvillua sot pasdite konferenca e parë për shtyp mes boksierit meksikan Andy Ruiz Jr, kampion bote në peshën e rëndë dhe britanikut Anthony Joshua. Ata do të përballen më 7 dhjetor në shtetin arab për të dytën herë. Më 1 qershor, Ruiz mposhti Joshua me “KO teknik” në raundin e shtatë, duke shokuar botën me këtë rezultat.

Më 1 qershor ëndrra ime u bë realitet dhe jam i lumtur për atë sukses. Njerëzit mendojnë se ishte rastësi, por unë do t’u vërtetoj të kundërtën. E mposhta Joshua me vetëm një muaj stërvitje, ndërsa tani kam më shumë kohë. Janë 3 muaj përpara ku do të përgatitem fort për ta fituar edhe këtë duel të dytë. Do ta shkatërroj Joshua sërish në ring”, tha Ruiz Jr.

Joshua? Me siguri do të jetë i nevrikosur në ring, i uritur për të rimarrë titujt kampionë bote. Po ashtu do të jem edhe unë, i përgatitur për t’u përballur. Do të jetë një përballje e bukur dhe titujt do të jenë sërish këtu tek unë, përpara meje”, tha Ruiz, 44 fitore e 1 humbje në karrierën e tij. Ai u bë meksikani i parë në histori që shpallet kampion bote në peshën e rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit