Hernandez thotë lamtumirë: arrin marrëveshjen me klubin e ri

28 Maj 2023
15:30
Denis Hakanaj
back button

Siç raporton L’Equipe, Lucas Hernandez dhe PSG tashmë kanë arritur një marrëveshje për verën e ardhshme. Klubi i Al-Khelaifit kërkon një mbrojtës elegant dhe në të njëjtën kohë fleksibël dhe i zgjedhuri është vëllai i Theos.

Nga ana tjetër, Bayern Munich nuk do ta lërë aq lehtë. Kontrata e Lucas do të skadojë më 30 qershor 2024 dhe në Mynih nuk kanë ndërmend ta shesin atë.

Lucas Hernandez ka bërë vetëm 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Bayern Munich këtë sezon pas një dëmtimi serioz të pësuar në Kupën e Botës.

Ai mund ta përfundojë rikuperimi e tij në atdhe: megjithatë, është e vështirë që PSG të paguajë 80 milionë, siç bëri klubi gjerman në 2019 për ta siguruar atë nga Atletico Madrid.

Me pak fjalë, një Hernandez mund të ndryshojë ekip verën e ardhshme. Tani për tani, ky nuk është rasti për vëllanë e tij Theo, mbrojtësi i majtë i Milan-it.

Maldini dhe Massara duan absolutisht ta mbajnë atë, sepse krahu i majtë i Milanit i formuar nga mbrojtësi francez dhe Rafael Leao ka qenë një garanci suksesi në vitet e fundit. Për më tepër, lojtari po shkon mirë në Milano dhe vitin e kaluar ai rinovoi kontratën deri në vitin 2026.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit