Heroi i Interit të “tripletës”: Lautaro, qëndro tek Interi ose zgjidh Realin…

5 Qershor 2020
11:57
Alfred Lleshi
back button

Wesley Sneijder, ish-kampioni holandez nuk e ka humbur vëmendjen karshi Interit të tij. Tani, numri 10 zikaltër mbahet nga Lautaro Martinez: “Eshtë shumë i fortë, por duhet të qëndrojë në Itali. Ai mund të bëhet një nga më të mirët, por së pari duhet të fitojë diçka me zikaltrit. është e drejtë të bëjë kapërcimin e madh cilësor, por ka kohë e potenmcial për këtë. Lautaro mund të luajë te Barcelona. Sigurisht, nëse vërtet dëshiron të largohet, do të preferoja të kalonte te Reali…”

Në fazën e fundit të karrierës së tij, Sneijder, gjithashtu, pati mundësinë të luante përkrah Balotellit te Nizza: “Eshtë shumë i fortë, nuk kam asgjë tjetër për të thënë. Ai mund të ketë qenë ndër sulmuesit më të fortë, por bëri zgjedhje të caktuara. Unë nuk i përkrah ato sjellje, por bota është e bukur, sepse të gjithë janë bërë në mënyrën e tyre. Brescia, shansi i tij i fundit? Nuk e di. Një njeri si ai, gjithmonë mund të bëjë ndryshimin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit