Hertha fiton derbin me “poker”, Union-i shpërbëhet në pjesën e dytë

22 Maj 2020
22:26
Denis Hakanaj
back button

Derbi i Berlinit mes Hertha-s dhe Union-it ka hapur javën e 27-të të Bundesliga-s mbrëmjen e sotme.

Ndeshja e zhvilluar në Olympiastadion është fituar 4-0 nga vendasit, që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e këtij sezoni të Bundesliga-s që kanë luajtur të premteve.

Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë.

Ibisevic (51’), Lukebakio (52’), Cunha (61’) dhe Boyata (77’) kanë qenë autorët e golave për vendasit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit