Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup

17 Mars 2019
18:23
back button

Favoritët e Manchester City-t do të ndeshen me Brighton në gjysmëfinalen e FA Cup në Wembley. 

City përmbysi disavantazhin e dy golave pasditen e së shtunës duke fituar 3-2 ndaj Swansea-t, ndërsa Brighton kaloi pengesën e vështirë të Millwall me penallti të dielën. 

Çifti tjetër përbëhet nga Watford, finalist në vitin 1984, që do të luajë ndaj katër herë fituesit e trofeut Wolves, në gjysmëfinalen e parë që prej vitit 1998.

Shorti i Gjysmëfinaleve të FA Cup: 

Manchester City v Brighton

Watford v Wolves

Lajme të tjera

Lajmet e fundit