UEFA hodhi sot shortin e turit para-eliminator të Champions League, sezoni 2024-2025. Shquipërinqë zyrtare në këtë komperticion do ta përfaqësojë Egnatia, e cila triumfoi si kampione në Superiore (fitoi dhe Kupën e Shqipërisë, duke i dhënë një “asist” Tiranës për të marrë pjesë në Kupat e Europës).
Gjithashtu, në këtë kompeticion do të marrin pjesë edhe tri skuadra të tjera shqiptare, por që zyrtarisht përfaqësojnë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Konkretisht, Ballkani, Deçiç dhe Struga.
Goglat e shortit kanë vënë përballë rrogozhinasve Borac Banja Luka, me sfidën e parë që do të luhet në transfertë për kampionët tanë. Ballkani i Ilir Dajës do të duhet të eliminojë modestët e Santa Coloma nga Andorra për të vijuar në turin e dytë eliminator, teksa sfida e parë do të luhet në Prishtinë.
Short më i komplikuar për Strugën, që do të sfidojë sllovakët e Slovan Bratislava. Sfida e parë që do të luhet në transfertë, kthimi në Maqedoninë e Veriut.
Skuadra tjetër shqiptare, kampionia e Malit të Zi, Deçiç Tuzi, do të luajë kundër uellsianëve të The New Saints. Kujtojmë se ndeshjet e para të turit të parë eliminator do të zhvillohen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa ato të kthimit më 16 dhe 17 korrik.