U hodh sot në FSHF shorti për caktimin e kalendarit të ri të Kategorisë Superiore, sezoni 2023-2024. Sikurse dihet, në këtë kampionat elitar të vendit tonë marrin pjesë 10 skuadra, ku dy emra të njohur si Dinamo dhe Skënderbeu do të jenë debutues, të ngjitur nag Kategoria e Parë.
Kampionët në fuqi të Partizanit do të luftojnë për të mbrojtur “kurorën”, ndërsa të tjerët për t’ia rrëmbyer atë. Në merkato, duket se Tirana është përforcuar shumë, ndërsa skuadrat e tjera mbetet të shiohen, sidomos Vllaznia, Laçi dhe Teuta, që kanë humbur shumë nag lojtarët e sezonit të kaluar.
Kështu, goglat kanë përftuar një derbi kryeqytetas që në javën e parë, atë mes Dinamos dhe Tiranës. Për të parë derbin e parë të madh të kryeqytetit, Partizani-Tirana, për sezonin e ri, duhet të presim javën e gjashtë të Superiores.
Kujtojmë se sezoni i ri i Kategorisë Superiore fillon më 19 gusht dhe do të përfundojë më 11 maj 2024. Katër fazave të kampionatit, si deri më tani, i është shtuar edhe “play-off”-i.
KALENDARI
Java e 1-rë
Partizani-Teuta
Laçi-Erzeni
Vllaznia-Kukësi
Egnatia-Skënderbeu
Dinamo-Tirana
Java e 2-të
Teuta -Tirana
Skënderbeu-Dinamo
Kukësi-Egnatia
Erzeni-Vllaznia
Partizani-Laçi
Java e 3-të
Laçi- Teuta
Vllaznia-Partizani
Egnatia-Erzeni
Dinamo-Kukësi
Tirana-Skënderbeu
Java e 4-t
Teuta -Skënderbeu
Kukësi-Tirana
Erzeni-Dinamo
Partizani-Egnatia
Laçi-Vllaznia
Java e 5-të
Vllaznia- Teuta
Egnatia-Laçi
Dinamo-Partizani
Tirana-Erzeni
Skënderbeu-Kukësi
Java e 6-të
Teuta-Kukësi
Erzeni-Skënderbeu
Partizani-Tirana
Laçi-Dinamo
Vllaznia-Egnatia
Java e 7-të
Egnatia-Teuta
Dinamo-Vllaznia
Tirana-Laçi
Skënderbeu-Partizani
Kukësi-Erzeni
Java e 8-të
Teuta-Erzeni
Partizani-Kukësi
Laçi-Skënderbeu
Vllaznia-Tirana
Egnatia-Dinamo
Java e 9-të
Dinamo-Teuta
Tirana-Egnatia
Skënderbeu-Vllaznia
Kukësi-Laçi
Erzeni-Partizani
* Ky është kalendari i fazës së parë dhe të tretë, ai i fazës së dytë dhe të katërt janë ndeshje kthimi, ku pritësi bëhet udhëtues, asnjë ndryshim tjetër.
SKEMA E RE
Skema e kampionatit elitar të futbollit shqiptar ka ndryshuar zyrtarisht, duke nisur nga sezoni i ri. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, pas diskutimeve dhe konsultave të mëparshme me drejtuesit e klubeve të Superiores. Ky ndryshim është argumentuar me synimin për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve, por edhe më shumë të ardhura për klubet.
Skema e re parashikon një kampionat me 4 faza dhe në përfundim të javës së 36-të, ekipet e renditura në 4 vendet e para përballen në një fazë “play-off”-i, që quhet “Final 4”, duke shtuar edhe 3 javë të tjera. Secila skuadër përballet me 3 të tjerat në një ndeshje teke. Ekipi fitues shpallet ai që grumbullon më shumë pikë në 3 ndeshjet e kësaj faze. Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё dhe ndeshjet do të luhen në “Air Albania”.
Ky variant ishte edhe më i diskutuari, ndërkohë që u kontestua nga Vllaznia, duke qenë se ndeshjet e ‘Final 4’ zhvillohen në kryeqytet. Por tani skema e re është miratuar zyrtarisht. Ja rregullat e klasifikimit:
– Nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ekipi fitues i play-off “Final 4” do të shpallet kampion i “Abissnet Superiore” dhe do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa 2 ekipet e tjera të renditura më mirë do të marrin pjesë në UEFA Conference League.
– Në rastet kur ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është i renditur në 3 vendet e para të play-off “Final 4”, e drejta për të marrë pjesë në UEFA Conference League do t’i takojë vendit të 4-t të renditur në play-off “Final 4”.
– Sa i përket fundit të renditjes nuk ka ndryshime, teksa vendi i 9-të dhe i 10-të bien automatikisht në Kategorinë e Parë, kurse skuadra e vendit të 8-të do të zhvillojë një finale me fituesin e play-off të Kategorisë së Parë.