Higuain dhe konkurrenca e ashpër te Real: 26 gola nuk mjaftuan

17 Shtator 2021
12:12
Denis Hakanaj
back button

Gonzalo Higuain ka kujtuar konkurrencën e forta që ka patur teReal Madrid me Benzema dhe Ronaldo:

“Me Karim ka qenë një konkurrencë shumë e shëndetshme, por duhej të ishim në maksimum. Cristiano kishte shënuar 27 gola në vitin që erdhi, unë 26”, ka thënë Pipita për ESPN.

“Një vit më pas kanë ardhur Kaka dhe Benzema dhe unë kam pyetur veten se sa gola duhej të kisha shënuar. Karim ka nxjerrë më të mirën nga unë dhe unë nga ai. Është një 9 fantastike”.

Bernabeu, i ashpër me një 18-vjeçar: Është e vështirë të hysh në Bernabeu në moshën 18 vjeç. Në ato momente nuk e vlerëson atë që po të ndodh”, ka vazhduar Higuain.

“Tani që vitet kanë kaluar e shikoj veten si një nga golashënuesit më të mirë të historisë së Real Madrid dhe mahnitem. Ëndërroja të luaja në Europë, por nuk imagjinoja se do të bëja një karrierë të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit