Higuain larg Juves, dy ekipe në garë për Pipitën

14 Korrik 2020
16:17
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, do të largohet nga ekipi italian në fund të sezonit. Argjentinasi ka zgjedhur të ardhmen që duket se do të jetë në Amerikë. Futbollisti ka humbur fanellën e titullarit, prandaj largimi nuk është çudi.

Tuttosport shkruan se DC United dhe Los Angelos Galaxy janë të interesuara për të siguruar shërbimet e sulmuesit. 32-vjeçari nga krahu tjetër ka kontratë deri në vitin 2021 me kampionët e Serie A, por me shumë mundësi nuk do e respektojë.

Paulo Dybala pritet të rinovojë sërish dhe Pipita kalon krejtësisht në plan të dytë, pa harruar faktin se Juvja po kërkon për sulmues në merkato. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit