Higuain një fantazmë, kush përfiton nga biznesi me Juventusin?

14 Dhjetor 2018
10:17
back button

Kur loja bëhet e fortë, të fortë nisin të luajnë, mund të thuhet për futbollistët e mëdhenj, ata që në ndeshjet e rëndësishme e kuptojnë se duhet të japin diçka më shumë, të marrin përsipër fatet e ndeshjes, të bëhen vendimtarë.

Milani u mund në Greqi dhe golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Cristian Zapata, lideri i pamenduar i mbrojtjes, një futbollist që deri në verë shihej si një sëmundje në Milanello dhe synonin ta largonin me çdo kusht, pa sukses.

Kolumbiani bëri më shumë sesa i takonte, të paktën shleu autogolin, por në Karaiskakis ishin të tjerë emrat që duhej të bënin heroin.

Gonzalo Higuain e Patrick Cutrone ishin ndër më të dobëtit ndaj Olympiakos-it, edhe pse natyrisht një sulmues ka nevojë për një skuadër, që të japë më të mirën e vet.

Problemi është se Higuain nuk e ka ndeshjen e parë "jo". Argjentinasi u mor nga Juventusi për të bërë diferencën në ndeshjet më të vështira, si ajo e djeshmja, ku një gol vlen sa një sezon.

Asgjë në realitet, ashtu si ndaj Interit, ashtu si në makthin kundër Juventusit të tij: Pipita u kthye në "memec".

HESHTJE PREJ TETORIT – Dyshja Higuain-Cutrone bënte të ëndërronin tifozët deri para disa javësh, me ndeshjen Milan-Samp që ishte kulmi i tyre: gol Cutrone, gol Higuain, 4-3-3 u bë zgjedhja perfekte dhe dy sulmuesit duhej të luanin patjetër nga fillimi, me kërkesë popullore. Gattuso u bind, edhe pse e tha qartë që me 2 sulmuesit në fushë mesfusha humbiste edhe më shumë cilësi.

Megjithatë, që prej tetorit diçka ka ngecur, sidomos te Pipita, i cili u dëmtua ndaj Udinese-s dhe më pas errësirë, asnjë gol dhe shumë nervozizëm. As fati nuk e do, sepse kundër Juves humbi penallti dhe në Pire tentoi pa fund të shënonte.

Cutrone, nga ana e vet, është në një fazë rënëse dhe në Athinë nuk u pa fare. Në fakt, në aspektin e lojës po jepte shumë dhe Gattuso e pranoi se gaboi që e zëvendësoi me Laxalt pak para penalltisë, për grekët, ndërsa më pas hodhi në fushë Halilovic, sepse në stol nuk kishte askënd tjetër.

MERKATO NDRYSHON – Tashmë prjekti kuqezi ndryshon, në pritje të dënimit nga UEFA. Janë miliona euro që shkojnë dëm nga një eliminim i pamenduar dhe shpenzimet duhen menduar mirë.

Duhet menduar mirë edhe strategjia e ndjekur në dy vitet e fundit, me biznesin me Juventusin. Bonuçi superstar, Higuain po ashtu, të dy nuk po gjejnë ambientin e duhur te Milani dhe janë nga ata lojtarë që u duhet një ekip shumë solid për të dhënë maksimumin. Ndoshta shpenzimi i parashikuar për verën e ardhshme për Higuain (është në huazim) do të evitohet, për të logjikuar dhe për të gjetur ndonjë sulmues më të ri.

Që në janar mund të tentohet diçka në këtë drejtim, por në të vërtetë në janar duhet edhe mbrojtës, duhet edhe mesfushor. Nuk duhen marrë nga Juventusi…

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit