“Higuain nuk do të jetë kurrë një problem për mua”

8 Dhjetor 2018
20:42
back button

Në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Torinos, Gonzalo Higuain, do të rimarrë vendin e tij në qendër të sulmit kuqezi. Pikërisht për këtë, trajneri i Milan Gattuso foli veçanërisht gjatë konferencës për mediat të dhënë para sfidës ndaj ekipit Granata.

“Edhe kur të gjithë mendojnë se jam i nevrikosur, buzëqeshja, shakatë dhe batutat nuk kanë munguar kurrë në dhomat e zhveshjes. Higuain nuk shënon që prej një muaji, është e vërtetë, por duhet marrë në konsideratë fakti që ai u skualifikua, ishte pushimi i kombëtareve dhe gjithashtu dëmtimi. Duhet të jemi të aftë ne që ta kuptojë faktin se ai është thelbësor dhe kurrë një problem, sepse Higuain është një kampion dhe di të luajë futboll. Ai duhet vetëm që të përqendrohet që të ndihmojë skuadrën, pa fiksimin e golave. Golat do të vijnë vetë, le të mendojë për skuadrën dhe grupi do ta ndihmojë”, deklaroi Gattuso.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit