Higuain reflekton mbi të ardhmen, del në skenë pista e çuditshme

3 Prill 2020
20:00
back button

Gonzalo Higuain ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen ose, më saktë, në fund të këtij sezoni. Ka shumë pista, por mes tyre e fundit është rikthimi në origjinë, pra River Plate.

Lajmi është zbuluar nga faqja “Fichajes.net”, ku flitet se klubi Millonarios do ta priste krahëhapur Pipitan për të mbyllur karrierën. Argjentinasi ka luajtur në “Monumental” nga viti 2004 deri në 2007, përpara se të transferohej te Real Madrid.

Një përgjigje kjo e River kundrejt armiqëve të Boca Juniors, që janë në negociata për të siguruar Edinson Cavanin nga PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit