Higuain rigjen Milanin, iluzionin pa një fund të lumtur…

7 Korrik 2020
9:00
Alfred Lleshi
back button

Gonzalo Higuain është i nevojshëm. Juventusi, në funksion të ndeshjes së kësaj mbrëmjeje kundër Milanit, mbështetet tek ai. Argjentinasi do të luajë kundër së kaluarës kuqezi. Një aventurë e shkurtër në “Duomo”, që arriti kulmin me huazimin e huazimit te Chelsea. Një pjesë e parë e sezonit 2018-2019 e karakterizuar nga 22 ndeshje dhe 8 gola. Fillimi i zhurmshëm, një penallti e dështuar, pikërisht kundër “Zonjës së Vjetër”, për të krijuar bazën e lamtumirës kuqezi në merkaton e dimrit. “Divorc” pa shumë keqardhje për të dyja palët.

Shkurt, “Djalli” nuk ishte në gjendje ta rilindtte “Pipita”. Një iluzion i madh, asgjë më shumë. Një huazim që u krye pa miratimin e vërtetë të lojtarit në fjalë, i cili do të kishte qëndruar në Torino më shumë sesa me dëshirë. Por, me ardhjen e Ronaldos, hapësirat te bardhezinjtë dukeshin të limituara. Në fakt, më vonë u kthye në bazë dhe ka luajtur jo pak ndeshje me Sarrin. Duke u përballur me një situatë delikate familjare, Higuain ka mbetur në hije pjesën e dytë të sezonit. Tani është radha e tij. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke marrë parasysh sesi bashkatdhetari Paulo Dybala detyrohet të mos luajë ndaj Milanit, i skualifikuar për ndeshjen e radhës.

Sytë përqendrohen, pra, te zgjedhjet pothuajse të detyrueshme të Maurizio Sarrit. Skema 4-3-3 tani është bërë një siguri e fortë. Kjo është arsyeja pse, në përgjithësi, eksperimentet nuk janë më në modë te bardhezinjtë. Edhe pse ende nuk është në gjendje të mirë, Higuain duhet ta nisë nga fillimi sonte. Për të kompozuar treshen sulmuese, si zakonisht, me CR7 të paprekshëm dhe balotazhin mes Federico Bernardeschi e Douglas Costa. Me këtë të fundit, duke shpresuar për një fanellë fillestare, sepse po kalon një formë të shkëlqyeshme.

Numri 21 i Juventusit shënoi gol kundër Lecce dhe e komentoi kështu rikthimin: “Kalova një periudhë të keqe, si për pandeminë, si për shëndetin e nënës time, por ndryshova diçka dhe kuptova se ekipi kishte nevojë për mua. Doja të isha në dispozicion të skuadrës dhe të gjithë filluan të më ndihmojnë. Tani jam i lumtur për kthimin, madje edhe shënova”.

Është koha për të parë edhe nga e ardhmja. Edhe pse, kurrë si në këtë periudhë, merkatoja është shtyrë në kohë. Para marrjes së vendimeve përfundimtare për lëvizjet e së nesërmes, “Pipa” po punon për të fituar trofe të tjerë bardhezinj. “Scudetto”, pas ndalesave të Lazio dhe Interit, është pak më afër. Në mënyrë të pashmangshme, një fitore ndaj Milanit do të dukej vendimtare për titullin.

Pas kësaj do të jetë koha për vendime. Juventusi tashmë ka filluar të vlerësojë planet alternative. Nuk është mister, për shembull, që në Torino po punojnë të marrin Arkadiusz Milik. Rruga drejt polakut monitorohet nga vetë trajneri Sarri, ndërsa negociatat me Napolin akoma nuk kanë produkt konkret.

Manovra këto, të cilat dëshmojnë se si kampionët në fuqi të Italisë po mendojnë konkretisht për mbylljen përfundimtare të kapitullit “Higuain”. Ndërkohë, rikthimi në Argjentinë dhe MLS shfaqen në horizont si pista të radhës për karrierën e Higuain.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit