Goli dhe forma nuk mjaftojnë: Higuain-Paratici, biseda 10 minuta dhe kushti për të shkuar te Roma!

21 Korrik 2019
18:44
Anton Cicani
back button

Një gol i realizuar, dëshirë, por sidomos gjendje e mirë atletike. Gonzalo Higuain u shfaq "i rinuar" në miqësoren ndaj Tottenham, edhe pse e ardhmja e tij është larg Juventusit. 

Sipas asaj që bën me dije "Tuttojuve", në fakt, "El Pipita", përpara se të niste ndeshja në Singapor, bisedoi plot 10 minuta me Fabio Paraticin, drejtorin sportiv, teksa edhe Nedved ishte aty, ashtu siç dëshmon edhe fotografia më poshtë…

Motivi i bisedës është merkato dhe sidomos ofertat që kanë ardhur në drejtim të argjentinasit, i cili është i vetëdijshëm se do të largohet. Roma ka hedhur hapa konkret dhe ka arritur t'i ofrojë 4,5 mln euro rrogë për tre vitet e ardhshme, por Higuain po fiton kohë.

Motivi ka të bëjë me faktin se 7 mln euro që ai fiton aktualisht, janë rrogë e madhe dhe për t'u liruar nga Juventusi, sipas "Il Messaggero" ka kërkuar një shpërblim që flitet të jetë rreth 4 mln euro. Kështu, rroga që ai do të përfitojë te verdhekuqtë, shtuar shpërblimin e Juventusit, të prekë thuajse 5,5 mln eurot në sezon.

Fabio Paratici, në anën tjetër, niset drejt Milanos me mision merkato: ka për të shitur disa futbollistë, por edhe do të tentojë afrime. Në Singapor do të qëndrojë vetëm Pavel Nedved përkrah ekipit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit