Higuan super-rrogë te Chelsea për të shpëtuar sezonin e trajnerit Sarri

20 Janar 2019
11:03
Telesport
back button

Transferimi i Gonzalo Higuan te Chelsea do të jetë fitimprurës për sulmuesin argjentinas, që pritet të jetë një nga lojtarët më të paguar në Premier League. Sipas të përditshmes britanike “The Star”, sulmuesi 31-vjeçar pritet të marrë një rrogë prej 270 mijë stërlinash në javë, shumë që nuk e ka as Eden Hazard, që është ylli i “bluve” të Londrës.

Nëse vërtet konfirmohet kjo shifër, atëherë Higuain do të jetë mes “top-5” lojtarëve më të paguar në Premier League këtë vit. Sulmuesi argjentinas nuk pritet të jetë në fushë nesër me Milanin, në ndeshjen ndaj Genoa dhe brenda javës së ardhshme do të transferohet në Londër. Madje fundjavën e ardhshme ai mund të debutojë në Premier League me Chelsea.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit