HIJA E DYSHIMIT: Dosje voluminoze për Bylis-Tirana dhe ekspertë të huaj! FSHF ngre grupin e punës

7 Korrik 2020
16:15
Telesport
back button

Teka sezoni 2019-2020 po i afrohet fundit në Shqipëri (me 4 javë kampionat, 3 ndeshje Kupe dhe playoff e playout) në Federatën Shqiptare të Futbollit janë fokusuar te ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Bylis dhe Tiranës në Ballsh (e përfunduar 2-1 për mallakastriotët).

Dyshimet për trukim, lëvizja absurde e koeficientëve, deklaratat e presidentit të Tiranës, Halili, por sidomos edhe akuzat e administratorit të Vllaznisë Lici (akuzonte për shitblerje të arbitrave), pa harruar kunjat në distancë të Safet Gjicit, presidentit të Kukësit, janë përmbledhur në një hetim të madh.

Sipas asaj që njofton “Top Channel” dosja do të jetë voluminoze të cilën do ta shqyrtojnë anëtarët e Komisionit të Etikës pranë FSHF-së, pa harruar këtu edhe ekspertët videoanalizues të ndeshjeve. Ky grup pune i ngritur me ekspertë do të rishohë disa herë takimin për të parë sjelljen e futbollistëve në fushën e blertë dhe ndryshimin e ritmit, lojës dhe çdo detaji që do të mund të kapin.

🚨EXCLUSIVE 🚨Hetimet Bylis-TiranaNdeshja mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për Kupën e Shqipërisë ka dyshime të…

Gepostet von Procesi Sportiv am Dienstag, 7. Juli 2020

“Grupi i ekspertëve që janë edhe trajnerë do të merret me performacën e lojtarëve, ndryshimin e saj nga pjesa e parë në të dytën, pozicionet e ndryshuara në formacion dhe gjithcka të karakterit teknik që dyshohet në këtë takim”, shkruan Top Channel.

“Gjithashtu burimet konfirmojnë se për skuadrën e Tiranës ka edhe një raport tjetër i sinjalizim UEFA-s, për ndeshjen e parë të Kupës mes Tiranës dhe Beslidhjes e cila përfundoi me shifrat 5-1, por ai raport është më pak dyshues se sa për ndeshjen me Bylisin. Takimi në Ballsh ka hapur një hetim më të gjerë pasi bashkë me ndeshjen e Kupës është vënë nën hetim edhe ndeshja e fundit në kampionat mes Bylisit dhe Tiranës ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-0.

Po analizohet nëse ka lidhje mes këtyre dy ndeshjeve dhe nëse gjithcka ka qenë pjesë e një marrëveshjeve mes dy ekipeve. Për të gjitha këto Komisioni i Etikës ka dërguar nga një fletëthirrje drejtuesëve të Tiranës, kapitenin dhe disa lojtarë të saj, po ashtu për drejtuesit e skuadrës së Bylisit dhe për drejtuesin e skuadrës së Vllaznisë i cili në një deklaratë publike ka treguar dijeni për ndërhyrje të tilla në ndeshje të presidentëve. Kjo do të jetë një seancë e parë dëgjimore ku drejtuesit e skuadrave do të deponojnë nëseë kanë patur dijeni apo jo për këtë takim që lidhet me bastet”.

“Më pas procesi do të vazhdojë me grumbullimet e fakteve shtesë. Reziku është i madh nëse faktet vërtetohen. Sipas Koditët ë Disiplinës përfshirja në baste e një skuadre direkt apo indrekt në një ndeshje kombëtare apo ndërkombëtare, sjell përjashtimin e saj nga kompeticionet europiane për një vit dhe në këtë rast përjashtimin edhe nga Kupa e Shqipërisë”.

“Për dyshimet dhe hetimet e kësaj ndeshjeje FSHF ka vënë në dijeni edhe organin mët ë lart europian të futbollit, UEFA-n e cila është në mbështetje dhe mbetet në koherencë për zbardhjen e dyshimeve”, shkruan faqja e Procesit Sportiv.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit