Hila: Kalojmë Kukësin dhe marshojmë drejt titullit

17 Mars 2019
19:35
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori Ardit Hila foli pas ndeshjes së fituar ndaj Teutës. Ai i shënoi ish-ekipit të tij dhe emocionet ishin të forta, pasi u rikthye pas dëmtimit me gol. Një dedikim special për djalin e tij që ka ardhur në jetë 4 muaj më parë. 

Goli – "E prisja që të rikthehesha sa më i fortë. Nuk e kisha menduar sidomos ndaj Teutës. Humbja e Kukësit na motivoi, jemi +9 dhe jemi më të qetë". 

Penalltia – "Janë caktuar Telushi dhe Asani, por unë doja të ja dedikoja djalit dhe ma lanë mua gjuajtjen e penalltisë. E kisha deklaruar se nëse shënoja ndaj Teutës nuk do të shënoja, por pas dëmtimit nuk e përmbajta veten dhe festova". 

Ndryshimet – "Tek unë personalisht nuk ka ndryshuar shumë. Kur je te Partizani objektivat janë Kupat, te Teuta nuk eci mirë. Në fund ia dolëm të shpëtonim". 

Atmosfera në dhomat e zhveshjes – "Ishim të gëzuar, pasi fitonim me një rival. Ne qëndrojmë me këmbë me tokë, shpresojmë me rezultat pozitiv dhe më pas ecim drejt titullit kampion".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit