Hipoteza e çmendur, Buffon nën urdhërat e ish-bashkëlojtarit te Parma

11 Qershor 2019
11:08
Alfred Lleshi
back button

Këto janë javë reflektimi për Gianluigi Buffon, i cili, pasi vendosi të largohej nga PSG, po kërkon një sfidë të re për t'u kthyer mes shtyllave të portës. Ndoshta do të jetë sfida përfundimtare si futbollist aktiv. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një nga idetë që po shqyrtohet nga Buffon është transferimi në Portugali. Atje, Porto po kërkon një portier me përvojë për të zëvendësuar Iker Casillas-in e pafat, që pësoi infarkt dhe tashmë nuk mund të luajë më futboll. 

Te Porto, veç të tjerash, 41-vjeçari italian do të ketë edhe një herë mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve, një kompeticion që mbetet “obsesioni” i tij i madh, pasi ka luajtur dhe ka humbur tri finale me Juventusin. Shanset për t’u bashkuar me skuadrën e Sergio Conceicao (partneri i tij futbollist për një vit te Parma) janë evidente. Nëse Porto ia hap dyert, atëherë do të bëhej “stacion” i rëndësishëm lamtumire i karrierës së njërit prej portierëve më të mirë në botë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit