“Hiqeni atë xhihadist!”, shpërthen indinjata ndaj Iscos për një “pëlqim” në rrjetet sociale

29 Maj 2020
12:54
Telesport
back button

Ka mjaftuar një foto dhe një pëlqim në rrjetet sociale që Isco të përfundojë në një stuhi polemikash dhe madje të etiketohet edhe si “xhihadist”…

Futbollisti i Real Madrid pëlqeu një postim të bërë nga reperi Rayden, që shkruante “Të gjithë Cayetanos janë bastardë”, pra duke i hyrë çështjeve politike dhe ku shkruhej gjithashtu “All Cops are Bastards”, pra “të gjithë policët janë bastardë”.

Real Madrid, Isco in vendita. È asta in Premier League

Shumë reagime kanë ndjekur, ashtu si gazetari Alfonso Ussia shpërtheu dhe kërkoi largimin e tij. “Florentino Perez, le të shohim se sa guxim do keni ta nxirrni në shitje atë. Ky djalë i vogël, i çuditshëm dhe me një mjekër xhihadiste nuk meriton të vazhdojë me Real Madrid.

Ai është një milioner falë teje. Nuk ka rëndësi sa ofrojnë klubet, të shpëtosh prej tij do të jetë një kursim i madh”, u shpreh mes të tjerash Ussia.

Nueva cacerolada contra Pedro Sánchez en el barrio de Salamanca de ...

Fjalë “Cayetanos” i referohet protestuesve kundër qeverisë, të cilët po protestojnë në zonën e Salamanca në Madrid. Isco nuk mbështet asnjë parti politike. “Dua thjesht të sqaroj se nuk jam as jeshil, as i kuq, as portokalli e as blu. Jam thjesht një tjetër spanjoll i zhgënjyer, i lodhur dhe i shqetësuar nga një situatë e pazakonte si kjo, që ka shkaktuar një numër madh viktimash. Mendimi im, nëse dikush është i interesuar, është se momenti kërkon që politikanët të jenë të bashkuar. Këto qëndrime nuk më përfaqësojnë mua. Është koha për të qenë të përgjegjshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit