Hirushja Sassuolo nuk është vetëm! Mrekullon ende Sociedad, por habia vjen nga Union Berlin

22 Nëntor 2020
20:06
Telesport
back button

Sassuolo në Itali, por jo vetëm! Surprizat e këtij fillim sezoni ndodhen kudo. Në Spanjë, për shembull, Real Sociedad nuk po hap rrugë dhe sot ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme.

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga i zakonshmi Isak për t’i dhënë 3 pikët ekipit të tij, që tashmë ka fluturuar në 23 pikë në 10 ndeshje kampionati, duke shënuar 20 gola dhe vetëm me një humbje.

 

Nga Spanja në Gjermani, aty ku Union Berlin vazhdon të mahnisë dhe gjithashtu fiton në Këln.

 

Fitorja 2-1 për ekipin nga kryeqyteti i cili triumfoi falë Aëoniyi dhe Kruse bën që Union Berlin të kalojë Ëolfsburgun dhe vendoset pas ekipeve të mëdha, me 15 pikë, ndërsa Koln qëndron në 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit