Histori botërori: hera kur Turqia kërkoi të natyralizonte Sule… gabimisht!

15 Gusht 2022
21:30
Denis Hakanaj

Në një futboll tashmë të globalizuar, në të cilin ekipet kombëtare presin lojtarë të gjeneratës së dytë ose të tretë, nuk është më e habitshme kur dikush merr rrugën e kundërt.

Në kampionatin e fundit europian Ukraina ka futur në fushë Marlos, si dhe Hungaria ka propozuar Negon, përkatësisht brazilian dhe francez, të cilët duke mos gjetur vend në kombëtaren e tyre, kanë vendosur të … birësohen diku tjetër dhe të mbrojnë ngjyra të tjera.

Për më tepër, midis rezidencës së vazhdueshme në një vend dhe origjinave pak a shumë të fshehura, mundësia e natyralizimit gjendet me një lehtësi.

Më pas ka nga ata që shikojnë t’u vijë një kërkesë mjaft e veçantë, që në këtë moment të caktuar rrezikonte ta linte jashtë Kupës së Botës Katar 2022.

MBIEMRI TURK

Nicklas Sule ka lindur në Frankfurt në 1995 dhe ka qenë një një nga mbrojtësit e Bayern Munich kampioni i gjithçkaje, përpara se të transferohej te Borussia Dortmund.

Ai ka qenë edhe pjesë e kombëtares gjermane për mjaft kohë, por rreth dhjetë vjet më parë, kur futbollisti ishte pjesë e ekipit U-16 të Mannschaft, dikush i propozoi që të ndryshonte flamurin: Turqia.

Pasoi një bisedë shumë interesante, të cilën vetë lojtari e tregoi në vitin 2018 në WeltamSonntag. Gjithçka nis… nga mbiemri i lojtarit, që në fakt është mjaft i zakonshëm në ato anë.

Dhe kështu dikush në Federatë është i bindur se djali është një nga shumë bijtë gjermanë të brezit të dytë apo të tretë (si Ozil apo Gundogan) të emigrantëve turq.

“Një përfaqësues gjermanishtfolës i federatës turke më telefonoi, duke më folur direkt në turqisht”. Që këtu një pengesë në komunikim.

HUNGARIA

“U përgjigja se nuk e kuptoj turqishten”. Megjithatë, kjo nuk e pengoi përfaqësuesin e federatës që të vazhdonte më tej. “Më pyeti nëse kisha origjinë turke dhe unë i thashë jo. Dhe biseda përfundoi atje”.

Me gjithë respektin për Turqinë, e cila shpresonte të kishte gjetur një mbrojtës të ardhshëm dhe që u gjend përballë një refuzimi që, me disa informacione më shumë, mund të pritej gjithashtu.

Gjëja më e çuditshme? Në teori, Sule në fakt mund të luante për një ekip tjetër kombëtar, por për atë hungarez, pasi gjyshi i tij Gyorgy emigroi nga Budapesti në Gjermani.

Por për ta parë atë në fushë pranë Demiralit apo Soyuncu-t, rreth Ankarasë do të duhej të bënin gjëra vërtet… turke.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit