Histori dashurie: Ish-numri 1 fejohet me fansin që i kërkoi një “selfie” në rrugë

31 Maj 2023
9:49
Telesport
back button

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza, fituese e dy grand slam në karrierën e saj dhe ish-numri 1 në botë, do të martohet me një person që e ndali në rrugë dy vite më parë për t’i kërkuar një foto (selfie). Është vetë Muguruza, fituese e Roland Garros (2016) dhe Wimbledon (2017) ajo që njoftoi fejesën e saj me Arthur Borges, përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Historia e kësaj lidhje është diçka që nuk e shohim shpesh në jetën personale të atletëve profesionistë. Muguruza, për “HOLA”, ka zbuluar njohjen e saj me bashkëshortin e ardhshëm: “Jam takuar për herë të parë me Borgesin në vitin 2021, kur ai më kërkoi një selfie, si fans i imi, kur isha duke ecur në rrugët e Nju Jorkut, gjatë US Open”.

Hoteli im ishte afër Central Park dhe unë u mërzita, kështu që mendova të shkoja për një shëtitje”, rrëfehet Muguruza, duke kujtuar herën e parë që u takuan. “Dal nga hoteli dhe u përplasa në rrugë me një person. Papritur, ai kthehet dhe më thotë: “Paç fat në US Open”. Unë mbeta duke menduar, “Uau, ai është shumë i pashëm”, kujton Muguruza.

Dyshja me sa duket vazhdoi të takohej sërish dhe nga ai moment filluan të kalonin më shumë kohë së bashku, shpesh me shëtitje nëpër Central Park. Muguruza tha se një pjesë e tërheqjes së saj për Borgesin vjen nga fakti se ai nuk merret fare me tenis.

Në momentin që më propozoi për fejesë jam ndjerë e çuditshme. Po mendoja diçka tjetër dhe më pas, kur më propozoi, fillova të qaja. Nuk dija si të reagoja. Unë thashë po në mes të lotëve, ishte shumë romantike”, tha Muguruza, e cila vjet u rendit në top 10 tenistet më të mira. Që nga ajo kohë spanjollja ka marrë një pauzë nga sporti në fillim të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit