Këngëtarja kolumbiane Shakira duket se ka harruar përfundimisht Gerard Pique dhe së fundi është lidhur me një tjetër sportist po aq të suksesshëm. Bëhet fjalë për pilotin britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.
Pas garës së fundit ë zhvilluar në Majemi, çifti është parë në disa vende. Fillimisht kanë shëeitur me jahtin e pilotit britanik dhe më pas kanë darkuar së bashku në një restorant në Majemi, në restorantin e famshëm “Cipriani”.
Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë çiftin që ka qenë vazhdimisht bashkë. Për momentin nuk ka ndonjë të vërtetë nëse këngëtarja 46-vjeçare e piloti 38-vjeçar janë thjesht miq apo mes tyre ka diçka më shumë.
Gjithsesi, faqet “gossip” shprehen se mes tyre ka diçka më shumë se thjesht një shoqëri e thjeshtë. Dyshja shihet e qeshur në komunikim edhe pse në udhëtimin në jaht ka patur edhe persona të tjerë që i kanë shoqëruar.