HISTORIA E PABESUESHME! Arsyeja pse Benzema prej vitit 2019 nuk heq fashon nga dora e djathtë

11 Tetor 2021
0:27
Telesport
back button

Në Francë si te Real Madrid, Karim Benzema gjithmonë luan me një fashë në dorën e tij të djathtë.

E gjitha për një thyerje të gishtit në vitin 2019.

Tifozet e Real Madridit tani janë mësuar me të. Por për ata që shikojnë kryesisht ekipin e Francës dhe të cilët edhe sonte shijuan eurogolin e tij me Blues ne fitimin e Nations League ndaj Spanjes, është padyshim një risi dhe kuriozitet.

Në klub, si në përzgjedhje, qendërsulmuesi luan sistematikisht me një fashë rreth dorës së djathtë dhe e ben edhe te kombetarja…

Për të kuptuar pse, kthehemi në 13 janar 2019. Atë ditë, gjatë një ndeshje mes Betis dhe Real Madrid në Sevilla, Benzema theu gishtin e tij të vogël pas një goditjeje me mbrojtësin kundërshtar Marc Bartra. Sulmuesi francez del nga fusha me fytyren e merzitur dhe trishtuar nga dhimbjet…

Pas këtij incidenti dhe ekzaminimeve të para, stafi mjekësor i Real rekomandon një operacion për të riparuar dhe drejtuar gishtin. Problemi: operacioni do të përfshinte tre deri në katër javë mungesë, dhe klubi merengue nuk mund te qendronte me sulmuesin jashte.

Santiago Solari, trajneri i atëhershëm, e bën të qartë se ai ka nevojë për qendërsulmuesin e tij: “Karim ka këtë dëmtim në gisht, siç e dini, por ne mendojmë se nuk është problem për të që të praktikojë aktivitetin si futbollist”.

Si një ushtar i mirë, Karim Benzema refuzon operacionin dhe e përfundon sezonin me një fasho në gishtin e vogël. Por, ai nuk do ta heqë më…

Disa muaj më vonë, lojtari shkon të konsultohet me kirurgët ortopedë për të zgjidhur përfundimisht problemin, por ata shohin që kocka e Benzemës tashmë është konsoliduar dhe ngjitur vete…

Që atëherë, Benzema e ka lidhur gjithmonë dorën për të zvogëluar dhimbjen dhe për të shmangur një goditje të dhunshme gjatë një dueli. Një rutinë disi kufizuese, por që duket se i sjell fat, duke pasur parasysh performancat e tij në sezonet e fundit.

Praktikisht, Benzema thuhet se do ta kryeje operacionin kur te mbylle karrieren. Pas asaj dite kur theu gishtin, golat nuk jane ndalur… Shenje e fatit? Mbase!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit