Historia shkruhet në Katar. Frappart, e para femër që e bën këtë në Kupën e Botës

30 Nëntor 2022
8:34
Alfred Lleshi
back button

Në përgjigje të kritikave për shkelje të të drejtave të grave, në Katar po shkruhet historia. Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një gjyqtare femër do të drejtojë një ndeshje.

Një nder që do t’i shkojë francezes Stephanie Frappart, e caktuar për ndeshjen delikate mes Kosta Rikës dhe Gjermanisë, ndeshje e grupit E, që do të luhet të enjten.

Frappart është një nga tri gjyqtaret femra nga 36 “bluza të zeza” të zgjedhura për Kupën e Botës në Katar dhe deri më tani asnjëra nuk ishte caktuar për të arbitruar një ndeshje në grup. Të tria, nga ana tjetër, kishin luajtur rolin e arbitres së katërt.

Megjithatë, këtë herë francezja do të jetë protagonistja kryesore e Kosta Rika-Gjermani. Sigurisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, me gjermanët që rrezikojnë eliminimin e pabesueshëm para kalimit në 16-she.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit