Historike! Në “Paris 2024” do të debutojë stafeta mikse në garën e maratonës

10 Prill 2023
12:58
Telesport
back button

Duke nisur nga Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në sportin e atletikës do të debutojë një disiplinë e re. Bëhet fjalë për maratonën mikse, ku do të zhvillohet një stafetë mes meshkujve dhe femrave.

IAAF dhe IOC kanë dhënë miratimin e tyre për zhvillimin e kësaj gare, që do të zhvillohet në distancën e maratonës: Pra, 42.195 metra. Maratona do të jetë e hapur dhe çdo ekip do të ketë në përbërje 4 sportistë: Dy meshkuj dhe dy femra.

Ata do të alternohen mes tyre, çka do të thotë se secili atlet do të zhvillojë rreth 10km, duke ia lënë radhën kolegut të skuadrës. Radha e garimit do të jetë: Mashkull-Femër-Mashkull-Femër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit