Historike!!! Nga kualifikueset te trofeu, 18-vjeçarja Raducanu triumfon në US Open

12 Shtator 2021
10:47
Telesport
back button

Tenistja 18-vjeçarja britanike Emma Raducanu është shpallur fituese e grand slam të US Open për femra në tenis. Në finalen nju-jorkeze, ajo mundi 2-0 (6-4, 6-3) 19-vjeçaren kanadeze Leylah Fernandez.

Një finale e paparashikuar, dy emra enigmë, që ndodheshin shumë larg kreut para fillimit të këtij turneu. Gjithsesi, në fund triumfoi Raducanu, që nga vendi i 150-të në botë, të hënën do të jetë në vendin e 23-të. Ndërsa Fernandez, nga vendi I 63-të do të shkojë në vendin e 27-të.

E veçanta e këtij trofeu për tenisten britanike është se ajo erdhi nga faza kualifikuese. Pra, përveç 7 ndeshjeve të turneut, ajo luajti edhe 3 të tjera në fazën kualifikuese. Dhe, të 10-ta takimet, ajo i fitoi me rezultatin 2-0, duke mos humbur asnjë set. Thjesht e jashëtzakonshme!!!

Për sa i përket finales, ajo ishte e ekuilibruar vetëm në setin e parë, kur pas barazimit 4-4 është Raducanu që fiton “game” me shërbimet e rivales. Në të dytin, britanikja shkëputet pas rezultatit 2-1 dhe bën të vetin setin dhe ndeshjen.

Raducanu është tenistja e parë në histori që fiton një grand slam duke e nisur aventurën e saj nga kualifikueset.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit