Historike, një shqiptare kampione e Europës në volejboll për femra

18 Maj 2019
18:32
Telesport
back button

Skuadra italiane e Igor Volley Novara është shpallur sot pasdite kampione e Europës në volejboll për femra, duke fituar 3-1 në Berlin në finale ndaj ekipit Imoco Volley Conegliano, në derbin italian (25-28, 25-17, 14-25, 25-22 setet). Një triumf jo vetëm i këtij ekipi por edhe i volejbollsites kuqezi Erblira Bici, që luan me këtë skuadër prej një sezoni.

Kapitenia 23-vjeçare e kombëtares kuqezi është aktivizuar në setin e tretë të finales, duke realizuar edhe një pikë si dhe duke dhënë kontributin e saj në këtë triumf historik të Igor Volley Novara dhe të sajin personal. Ky është sezoni i parë i Bicit me këtë ekip, duke lënë shpeshherë gjurmë me lojërat e saj, një kampione që ka treguar vlerat e saj përgjatë gjithë sezonit.

Ndeshja e sotme ishte një fitore e merituar e skuadrës së Igor Volley Novara, që këtë sezon ka fituar edhe Kupën e Italisë, por u mund nga Imoco Volley në finalet play off të kampionatit italian. Ndaj, ky triumf i jashtëzakonshëm në Europë ishte një hakmarrje për Bicin me shoqe, që tashmë janë kampione të Europës në volejboll për femra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit