Historike, për herë të parë dy vëllezër rivalë në finalet play off në NBA

13 Maj 2019
11:18
Telesport
back button

Finalja e Konferencës së Perëndimit midis Golden State dhe Portland është historike për NBA-në. Për herë të parë në fazën finale play off do të përballen dy vëllezër: Stephen Curry (Golden State) dhe Seth Curry (Portland)

Stephen Curry, kampion në fuqi me Golden State, u kualifikua pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Houston. Ndërsa Seth u kualifikua sot, pasi Portland fitoi në gjysmëfinalen e shtatë play off ndaj Denver.

Kjo do të vërë në vështirësi familjen Curry, që nuk di se për cilin nga djemtë të bëjë tifo në finalet play off në Perëndim. Dy vëllezërit Curry këtë sezon janë përballur në parket në garën e 3-pikëshave në mbrëmjen e “All Star Game” të zhvilluar në Charlotte

Në vitin 2017, përballë njëri-tjetrit në fazën play off në NBA ishin edhe dy vëllezërit spanjollë Pau Gasol (San Antonio) dhe Marc Gasol (Memphis). Gjithsesi, kjo përballje ndodhi në raundin e parë play off, ndërsa kjo e vëllezërve Curry po ndodh në një finale.

Konferenca e Lindjes – Finale – Play off

Milwaukee – Toronto

Konferenca e Perëndimit – Finale – Play off

Golden State – Portland

Vellezerit Curry para nje ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit