Historike, për herë të parë një afrikan fiton një garë klasike të çiklizmit

28 Mars 2022
9:00
Telesport
back button

Për herë të parë në historinë e çiklizmit, një afrikan fiton një garë klasike të dyrrotakëve. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin nga Eritrea, Biniam Girmay, që garon me skuadrën Intermarche-Ëanty Gobert.

Ai fitoi ditën e diel garën klasike Gand-Wevelgem, duke shkruar kështu historinë e çiklizmit. Girmay arriti të fitojë me sprint duelin me tri rivalët e tij, me të cilët ishte shkëputur 24 kilometra nga finishi.

Kurrë më parë një çiklist afrikan nuk kishte fituar një garë klasike të sportit të biçikletës. Girmay konsiderohet një talent, teksa deri më tani, në gara më të vogla, ka triumfuar 7 herë (këtë vit, i 12-ti në klasiken Milano-Sanremo).

Erdha në këtë garë për të bërë një paraqitje të mirë, por në fund arrita të triumfoj. Në 250 metrat e fundit u përpoqa të shkëputen me sprint dhe ia dola mbanë. Me këtë fitore përshëndes të gjithë kolegët afrikanë”, tha Girmay.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit