HISTORIKE: Perez merr vendimin, Reali në gjurmët e Barcelonës

25 Qershor 2019
15:13
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi nuk ka një ekip femrash dhe duket se nga sezoni i ardhshëm një skuadër e tillë do të jetë realitet. Bordi drejtues i madrilenëve do të mblidhet sot dhe presidenti Florentino Perez do të bëjë propozimin e klubit Deportivo Tacon, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit të femrave. 

"Galaktikët" do të punojnë dhe me ekipet zinxhirë. Florentino Perez kishte menduar që skuadra të rritej hap pas hapi, por mundësia për të blerë këtë klub nuk do të anashkalohet dhe drejtuesit e tjerë do të japin miratimin e tyre. 

Buxheti nuk do të jetë i frikshëm, pasi është menduar të punohet me 2.5 milion euro, ndërsa Barcelona ka një buxhet prej 3.5 milion eurosh. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit